E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftesen e "shqiptarit" Ninit jepjani Rames , Musabelliut dhe te tjereve SHQIPTARE !

Nga Athina, Arlind Ciri
Perseri Nini mohon Shqiperine duke zere vend OXI ( jo-ja) e tij ne kryefaqet e gazetave greke. Ato me plot krenari e komentojne Jo-ne e madhe te Sotiris Ninis dhene trajnerit te Shpresave ndaj fteses se cuar per te luajtur nen ngjyrat e Shqiperise kunder Greqise. Te gjithe gazetaret marrin rastin perseri dhe perseri , te krenarohen me elenizmin e Ninit si perfaqesues te vorioepirioteve. Jane te njejta ndjenja qe i kane marrur kur Pirro Dhima para disa vjetesh mohonte se ishte shqiptar dhe ngrinte lart flamurin grek duke hedhur dhe parrudha nacionaliste kundrejt Shqiperise. Po ne Shqiperi cfare ndodh ! Nga gazetaret shqiptare vazhdohet i njejti avaz per veshjen me ngjyrat e Kombetares e "shqiptarit" Nini. Djaloshi himariot eshte mjaft i talentuar dhe ndoshta neser mund te njihet si nje yll i futbollit evropian por ama ai ndien se atdheu i tij tashme eshte Greqia , ashtu sic ndien dhe Panajot Kone i cili do te nderohet duke luajtur kunder Shqiperise nen veshjen bardheblu te atdheut te tij, te Greqise. Dhe akoma ne Shqiperi enderrojne per keta dy lojtare . Shteti shqiptar i ka mohuar familjet e ketyreve talenteve ashti sic dhe te shume emigranteve te tjere te larguar jashte atdheut. Asnjehere nuk i eshte gjetur prane ne problemet e shumta te tyre megjithese jane ngjitur kufirit te tyre. Ata jane turperuar dhe nenvleresuar nga shti i vendit ku rrojne dhe atdheu i tyre ka ndenjur dhe ka bere sehir. Vetem kur disa femije dalin diamanta te pergatitur ne token helene dhe vetem atehere ata kujtohen se jane shqiptare . TURP ! Nini dhe Kone me kohe e kane deklaruar qe jane greke dhe nuk ndiejne asgje per Shqiperine . Shpeshhere atyreve i jane afruar dhe gazetare dhe trajnere shqiptare ( jo tani por dhe para shume kohesh) dhe i eshte kerkuar te bisedojne por ata ne gjuhen greke i kane refuzuar duke treguar se lidhja e vetme qe kane me Shqiperine eshte pashaporta shqiptare dhe asgje tjeter. Nderkohe syte e djemve te talentuar shqiptare te rritur me qindra mundime ne Greqi mbushen me lote. Ata luajne ne ekipet e te Rinjve te skuadrave me te njohura te Greqise por perfshirja ne ekipin e pare ne moshen e tyre eshte pothuajse e ndaluar . Te qenurit shqiptar nuk i jep mundesi te luaj si komunitar evropian te cilen tashme e kane fituar pothuasje te gjtiha shtetet e Ballkanit . Numri i te huajve ne ekip eshte nje numer i percaktuar dhe askush nuk mund te rrezikoj vendin e nje brazilini ose nigeriani me nje djalosh emigranti. Kete problem e ka dhe dy talentet me te medhaja per moshen e tyre 16-17 vjecare : Ranaldo Rama ( Olimpiakos) dhe Erald Musabelliu (Panionios) . Te dy keta lojtare jane therritur ne grumbullimet e organizuar ne Shqiperi per U17 , por atje kane pare nje indiferentizem dhe burokratizem te cuditshem per ata. Nuk thirren me ekipet Shpresa sepse jane te vegjel dhe duhet te kalojne nga U17 dhe U19 dhe te sorrollaten sa andej-kendej ne Shqiperi dhe jashte saj kur ne ekipet ku luajne kjo gje nga ana profesionale u ndalohet. Ata kane talent te njejte me Ninin dhe ndoshta mund te jene dhe me te mire se ai por ama nuk kane pasur rastin qe te luajne per ekipin e pare. Aktivizimi i Ninit dhe zhurma e madhe ne media u be per t'iu bere reklame ekipeve zinxhire te ekipeve greke dhe sidomos te Panathinaikosit. Keshtu drejtuesit zyrtar te ekipit athineas paten fatin e madh ta shfrytezonin Ninin me kete rast. Dhe vete himarioti 17vjecar nga ana e vet e shfrytezoi mjaft mire kete rast sepse talentin e ka ashtu dhe vullnetin per pune. Te njejten talent dhe vullnet e ka dhe Rama , Musabelliu dhe shume tjere por fatkeqesisht i mungon ndihma nga afer. Mesa shume deshire ato kane pritur nje thirrje ne Shpresen e Shqiperise per te luajtur ne token helene kunder Greqise . Nje rast i tille do te behej shtyrje qe ata te kalonin dhe ne ekipet e para . Sa shume kane deshiruar ata te veshin ngjyren kuqezi per te marrur vendimin se kujt vendi do ti sherbejne. Megjithese te rritur ne dhe te huaj dhe kane mesuar shkollen e futbollit grek ata duan qe ngrejen lart flamurin shqiptare. Perse te heshtim ! Emigrantet shqiptare ne Greqi duan qe ne ndeshjet e Shqiperise ne Greqi me ekipet e moshave dhe te Shpresave te marrin pjese dhe te luajne bijte e tyre duke i treguar mjaft mire vlerat e tyre jo vetem trajnereve shqiptar te Kombetares , por aq me teper per tu nderuar ne dheun ku jetojne dhe te merren ne konsiderate talenti i tyre dhe nga trajneret vendas i ekipeve te Superliges greke . Nqs do te behej nje gje e tille ata neser do te luajne krahas ose kunder Ninit duke luajtur ne ekipet e njohura te kampionatit grek dhe duke u bere te njohur si Nini dhe Kone. Por fatkeqesiht ndersa sheh listen e futbollisteve te grumbulluar midis tyre numeron dy-tre nga Greqia dhe nje ose dy nga vende te tjera evropiane . Vendin e tyre e kane zene perfaqesuesit e nje nga kampionateve me te dobet ne Evrope. Perse keta djem emigrantesh te mos perfaqesojne atdheun e tyre kur ai vjen ne dheun e huaj ku rrojne ?! Mos valle keto takime miqesore i jepet vlera vetem rezultatit ! Roli i ketyreve ndeshjeve eshte qe te dalin dhe te ndihmohen talente e rinj dhe jo te fitohet nje ndeshje, rezultati i se ciles vetem dy rreshta ze ne vendin e gazetave te huaja. Nqs djemeve te talentuar shqiptar nuk do tju jipet mundesia dhe ndihma nga perfaqesuesit e sportit ne Shqiperi qe te perfaqesojne vendin por dhe te njihen me teper ne vendin ku ata rrojne , atehere kete njohje ato do ta realizojne me forcat dhe mundimet e tyre mbas nje fare kohe por atehere ato do te jene shume te pikelluar me harresen dhe indiferentizmin qe moren nga pushtetaret e sportit shqiptar. Do vije koha kur keta talente do te shkelqejne ne futbollin grek (dhe ate te vendeve te tjera evropiane) . Dhe sigurisht atehre do te kujtohen nga FSHF ti therrasin me Shpresat ose Kombetaren. Por do te jete teper , teper vone. Dhe i njejti avaz si ai me Ninin , Konen (Behramin , Gjasulen dhe shume te tjere) do te perseritet gjithmone . Se nuk eshte cudi se ata pranuan te luajne per nje Kombetare tjeter sepse nuk eshte cudi sesi u lane ne balte kur ato kishen nevojen e ndihmes te perfaqesuesve te atdheut te tyre. Ndoshta Nini dhe Kone jane greke dhe nuk pranojne te luajne per Kombetaren por ama shqiptaret e tjere si Rama dhe Musabelliu mos valle do ti detyrojme ( ne vete shqiptaret ) te behen greke me indiferentizmin tone te sotem . Ata ia kane nevojen sot Shqiperise dhe Shqiperia do tju kete nevojen atyreve neser. --------- Arlind Ciri gazetar dhe zbulues i talenteve Athine, Greqi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›