Altin Lala, një “2” i bukur nga Kicker

Albania-SportAltin Lala, kapiteni shqiptar i Arminia Bielefeld është vlerësuar me notën 2 (vlerësim shumë i mirë) në fitoren e thellë 5-0 të Hanover me Hertën e Berlinit. Mesfushori shqiptar shënoi golin e pestë të ekipit të tij në minutën 76, pas një goditje të fuqishme me të djathtën nga një distancë prej dhjetë metrash, duke shfrytëzuar maksimalisht asistin e Bruggink. Ky ishte dhe goli i parë sezonal i Altin Lalës, një gol i realizuar në "AËD Arena" para 30.584 shikuesve.
Me notën 2 si Lala u vlerësuan për Hanover 96' portieri Enke, si dhe Tarnat. Lojtarët më të vlerësuar për Hanover ishin mbrojtësi Vinicius (1,5) dhe sulmuesi Huszti (1,5).
Besart Berisha që hyri si zëvendësues i Ljubojës në minutën e 69 në takimin Hamburg-Energie Kotbus (1-1)nuk është vlerësuar me notë. Në këtë takim mungoi për Kotbus, Ervin Skela.
Edhe Fatmir Vata mungoi në takimin Shtutgart- Arminia Bielfeld 3-2.