E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neser ne TOB, "Tirana by night"

Mbremjen e neserme, baleti kontemporan me titullin "Tirana by Night" do te ngjitet ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit. Baleti mban firmen e koreografit Arjan Sukniqi, ndersa pjesa qe do te interpretohet eshte marre nga kompozitori Ermir Dergjini, i ndare nga jeta vetem pak kohe me pare. Vepra percon mesazhe pozitive ne pergjithesi, por vecanerisht per te rinjte, te cileve edhe u drejtohet. Institucioni i Teatrit te Operes dhe Baletit do ta risjelle kete balet ne kuader te projektit "Opera per te rinjte dhe te vegjlit 2010", qe mundesohet fale nje bashkepunimi te TOB-it dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Vitin e kaluar, kur edhe eshte shfaqur se pari, baleti eshte duartrokitur gjeresisht nga publiku ne salle, vecanerisht nga te rinjte. Koreografi Arjan Sukniqi tha se qellimi i gjithe ketij realizimi eshte qe te evidentohet se Tirana leviz dhe se shoqeria jone zhvillohet. "Tani ne jetojme ne nje metropol me nje mentalitet perendimor, ne te cilin rinia duhet te jete gjithmone ne kahun pozitiv te kesaj levizje dhe t`i beje vete zgjedhjet e saj po ne kete drejtim. Pas suksesit qe ky balet pati vitin e kaluar, menduam ta risjellim ate serish, duke u munduar te paraqesim permes saj Tiranen e tranzicionit", tha Sukniqi. Sipas tij, edhe vitin e kaluar, krijuesit e shfaqjes sollen nje harte te Tiranes, ku ndodhet gjithcka, qe nga fillimi i ketij tranzicioni e deri me sot. Para viteve '90 mund te ne kishim nje Tirane qe flinte naten dhe qe levizte diten, por qe sot ky koncept ka ndryshuar dhe nje tjeter e ka zevendesuar ate, duke bere qe ne te behemi nje metropol perendimor, me te mirat dhe te keqijat e tij. "Pra, "Tirana by Night" eshte nje panorame e gjithe asaj historie se si ka evoluar ky qytet qe nga diktatura e deri me sot, gjithmone e pare ne nje menyre artistike", u shpreh me tej koreografi Sukniqi. Sa i perket mesazhit, koreografi shtoi se te rinjve u jepet me kete rast nje mundesi zgjedhjeje, nga ku gjithcka eshte pare nen nje kendveshtrim artistik dhe pozitiv, por qe sigurisht jo duke i shmangur anet negative qe ka sjelle ky ndryshim e ky tranzicion. "Thjesht i kemi trajtuar ne nje menyre te tille duke u lene mundesi zgjedhjeje te rinjve dhe duke u treguar se perse nuk duhet te zgjedhin anet negative dhe si t`u shmangen problemeve", deklaroi Sukniqi. Skenografia plotesohet me detaje si kercimet ne rruge, paradat e te forteve, kalimet me motore e keshtu me radhe, por nuk mungojne as te dhena nga jeta dashurore, ku paraqiten djem qe duan te terheqin vemendjen e vajzave e deri tek cifte homoseksualesh qe nuk pranohen nga shoqeria. Gjithcka eshte origjinale dhe krejtesisht interesante, ku jepen te rinjte me deshiren e tyre per t`u argetuar. Me te gjitha keto detaje vjen ne skene nje Tirane sa me origjinale, me te gjitha te mirat dhe problemet e veta, te cilat mund te konsiderohen si normale per nje metropol. Dje, ne sallen e TOB u shfaq pjesa e titulluar "Gjerdani i perlave popullore", realizuar nga artistet me te mire te Ansamblit Popullor dhe folkloristet e vegjel. Krejtesisht e vecante pritet te jete edhe mbremja gala e 24 janarit, qe do te mbledhe se bashku solistet me te njohur te TKOB per te dhene nje koncert me ariet dhe duetet me te famshme, duke i dhuruar ne kete menyre nje mbremje plot emocione publikut kryeqytetas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›