E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Punetore seksi, per te shuar urine"

Durres- Kthehet ne nje punetore seksi per te mbajtur familjen e saj me dy femije te mitur dhe nje burre te papune, kapet ne hotel 21-vjecarja e akuzuar per "ushtrim prostitucioni". Ka qene nje rrefim dramatik, ai i gruas nga Peqini me inicialet M. D., e cila para hetuesve te Zyres Antitrafik ka treguar gjithe peripecite qe haste ne jete dhe veshtiresite ekonomike. Burime zyrtare konfirmuan ndalimin e te dyshuares diten e djeshme nga agjentet, teksa po shkonte me nje klient te radhes, kundrejt 5 mije lekeve per cdo akt. Aktiviteti kryhej kryesisht ne qytetin e Durresit, periferi dhe tek "Shkembi i Kavajes".
"Nuk kisha mundesi tjeter. Jam nene e dy femijeve te mitur, e papune se bashku me burrin dhe pa te ardhura ekonomike. Ato te ndihmes sociale nuk na mjaftojne dhe kjo ishte e vetmja rruge shpetimi per t'i ikur varferise", ka rrefyer 21-vjecarja para grupit hetimor dhe punonjesit social, e pyetur per shkaqet pse bente punetoren e seksit. "Zyra Antitrafik filloi procedimin penal ne gjendje te lire pas shoqerimit prej disa oresh ne komisariat, ne ngarkim te M. D., lindur ne Peqin dhe banuese ne lagjen nr. 7 te Durresit", njoftuan burime zyrtare. Pikerisht rrefimi i dhimbshem i 21-vjecares dhe perlotja e saj per dy femijet e mitur, kane detyruar hetuesit qe ta lirojne pas disa oresh marrje ne pyetje. Kete vleresim ka dhene edhe organi i akuzes, pasi nenes se re i duhej te kujdesej per dy te miturit.
Policia sqaroi se procedimi penal filloi per vepren penale te "ushtrimit te prostitucionit", teksa dy dite me pare eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e Seksionit Kunder Trafiqeve, ne nje hotel prane "Shkembit te Kavajes", duke ushtruar prostitucion kundrejt fitimit prej 5000 lekesh. Gjate marrjes ne pyetje, e dyshuara ka pranuar se kerkonte kete shume te konsiderueshme, per shkak te moshes dhe per shkak te varferise se saj. Ne momentin e ndalimit ajo kishte bere "pazar" me klientin me inicialet M. D., i cili pas shoqerimit dhe marrjes ne pyetje u la i lire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›