E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me prinderit, pi koktej ilacesh

Erseke- Nuk e lene prinderit te dale jashte shtetit, pas sherrit ne familje, tenton flijimin 19-vjecarja nga Kolonja. Policia e Korces njoftoi dje nisjen e hetimeve ne gjendje te lire per Pandora Gj., banuese ne fshatin Shtike te ketij rrethi, nen akuzen e "shkaktimit te vetevrasjes, e mbetur ne tentative". Burime zyrtare thane se mjeket e spitalit te Korces i njoftuan per mberritjen ne gjendje te rende te adoleshentes qe kishte simptomat e nje vetehelmimi. Gjate hetimeve te grupit te ngritur nga policia per verifikimin e ngjarjes, rezultoi se vajza kishte kaperdire nje grusht ilacesh, koktej i perbere nga 10 medikamente te ndryshme, duke tentuar flijimin. Shkak sipas hetuesve ka qene gjendja e renduar psikike dhe depresioni i perjetuar pas konfliktit me prinderit. Gjate deshmise se dhene, babai dhe nena e 19-vjecares hodhen drite mbi debatet, duke shpjeguar se vajza kishte tentuar qe me ane te pasaportes se re, te largohej jashte shtetit. Por duke diktuar qellimet e saj, dyshohet se destinacion ka qene Greqia, prinderit i kane fshehur dokumentin e identifikimit. Pas nje terapie intensive vajza ndodhet jashte rrezikut per jeten dhe nen kujdesin e mjekeve te spitalit civil Korce. Hetimet e metejshme per ngjarjen dhe zbardhjen e rrethanave po i ndjek prokuroria vendore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›