E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër në mesditë, në Sheshin “Nënë Tereza festohet fitorja historike e Partisë Demokratike, 21 vite më parë

21-03-2013 / Gazeta 55

“Ne e dimë, kemi edhe më shumë punë për të bërë – Përpara”

Partia Demokratike fton të gjithë shqiptarët të bëhen pjesë e festës së madhe në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, me rastin e përvjetorit të fitores historike të Partisë Demokratike, 21 vjet më parë. Në një njoftim për shtyp, PD thekson se fitorja e 22 marsit 1992, ishte fitore për të gjithë Shqipërinë, për të arritur vlerat e lirisë dhe demokracisë, progresin e kërkuar dhe renditjen e Shqipërisë ndër vendet e zhvilluara. “21 vjet më parë Partia Demokratike shënoi fitoren madhështore, jo vetëm për PD-në, por për të gjithë Shqipërinë. Që nga ajo ditë janë arritur shumë, lirinë dhe demokracinë, NATO-n dhe liberalizimin e vizave. Jemi një komb në zhvillim me mbi 10 mijë km rrugë të shtruara, shkolla të reja dhe spitale të reja. 21 vjetori i ndryshimit vjen nesër në mesditë me një koncert madhështor në sheshin “Nënë Tereza”. “Ne e dimë, kemi edhe më shumë punë për të bërë – Përpara”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.
21 vjetori i fitores së zgjedhjeve të para pluraliste të 22 marsit 1992, mbart një pjesë të rëndësishme të historisë pluraliste të shqiptarëve, të cilët u ndanë përfundimisht nga regjimi skllavërues dhe vrasës.
Në 22 marsi 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet parlamentare, duke marrë një fitore masive në mbarë vendit, gjë që përmbysi një herë e përgjithmonë regjimin diktatorial që i ishte trashëguar Ramiz Alisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›