Nesër nis java e imunizimit
Me qëllim të ngritjes së shkallës së vaksinimit, prej 24 prill e deri më 1 maj në Kosovë mbahet Java Evropiane e Imunizimit, me moton “Parandalo, Përkrah, Vaksino!”.
Përmes kësaj motoje, promovohet mesazhi kryesor se vaksinimi i secilit fëmijë është i rëndësisë vitale për të parandaluar sëmundjet dhe mbrojtur shëndetin.
Me këtë rast, nesër në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) mbahet konferencë për media, në të cilën IKSHP, OBSH dhe UNICEF-i, në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë, do të flasin për rëndësinë e vaksinimit dhe përforcimit të sistemit të imunizimit në Kosovë.
Në këtë konferencë marrin pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Bujar Bukoshi, shefi i Zyrës së UNICEF-it Johan Uedenig, shef i Zyrës së OBSH-së, Skender Syla dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani. Imunizimi kursen shumë jetë për çdo vit dhe kjo arritje e suksesshme e shëndetit publik duhet të përkrahet.