Pengohet hulumtimi i varrezës masive
Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur akuzoi sot Serbinë se po pengon hulumtimin e varrezës së dyshuar masive në vendin e quajtur Rudnicë, afër Rashkës, në kufirin Kosovë-Serbi, ku dyshohet se janë të varrosur qindra shqiptarë nga lufta e fundit.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenkë Gjetaj, tha sot se kanë përgjigje nga Serbia vetëm për të hulumtuar në regjionin e Medvegjës, por ende nuk ka përgjigje për regjionin e Rashkës.
“Sa i përket varrezave të dyshuara në Serbi, po e them publikisht, se vetëm në një vend të supozuar si vend i dyshimtë, me 29 të këtij muaji, bëhet vizita e atij terreni dhe pastaj do të shikohet se çfarë mund të bëhet në drejtim të hulumtimit, zhgropimit të asaj zone të hulumtuar në regjionin e Medvegjes, territori i Serbisë.
Ndërsa për vendin e dyshuar në regjionin e Rashkës në pjesën veriore të Kosovës, në kufi me Kosovën, në vendin e quajtur Rudnicë, ende nuk kemi përgjigje zyrtare, varët kur ata japin përgjigje”, ka thënë Gjetaj. Këto komente Gjetaj i bëri gjatë një konference për me media me rastin e hapjes së zyrës së Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, hapja e së cilës është mbështetur nga komuna e Prishtinës.
Kurse koordinatori i Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Haki Kasumi ka vlerësuar se hapja e zyrës së këtij këshilli krijon kushte për sukses në drejtim të fatit të personave të pagjetur. “Është një parakusht i mirë që garanton mundësi dhe suksese, ngase njeriut kur i plotësohen kushtet elementare dhe kur ekziston vullneti që është verifikuar këto 11 vjet te familjarët dhe aktivistët, konsideroj se në periudhën që kemi përpara ne do të shkëlqejmë, do të japim edhe më tepër sesa që kemi dhënë prej vetes”, ka thënë Kasumi.
Ai ka njoftuar për aktivitetet që do të mbahen me rastin e 27 prillit, ditë kjo që nga Kuvendi i Kosovës është shpallur si Dita e të Pagjeturve, ndërkaq janë shpërndarë edhe disa mirënjohje për ata që kanë kontribuar më së shumti në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, në mesin e të cilëve, mirënjohje i është ndarë edhe kryetarit të komunës së Klinës, Sali Bashota.
Ende nuk dihet për fatin e 1 mijë e 662 personave dhe përfaqësues të Qeverisë kanë thënë se vazhdon të mbetet prioritet për Komisionin qeveritar dhe institucionet e Republikës së Kosovës, ndriçimi i fatit të personave të pagjetur.