Nesër samiti për të ardhmen evropiane të Ballkanit
Kjo konferencë është iniciuar nga kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Jadranka Kosor.
Në konferencë është paralajmëruar pjesëmarrja e shefave të shteteve ose qeverive nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kandidate për anëtarësim në BE dhe kandidatëve potencialë.
Deri më tani, pjesëmarrja e presidentit serb Boris Tadiç është e pasigurt, çka do të thotë se zhvillimit të samitit të parë evropiano-ballkanikoperëndimor i kanoset josuksesi. Tadiç refuzon të marrë pjesë në një samit, ku Kosova do të jetë e pranishme si shtet i pavarur.
Kryeministri slloven, Borut Pahor shkoi edhe në Beograd dhe në Bruksel për të bindur partnerët ta pranojnë ftesën dhe të marrin pjesë në samit. Një nga zgjidhjet të cilat i ofruan organizatorët është edhe mundësia që të mos përdoren emrat e shteteve pjesëmarrëse, por vetëm emrat e personaliteteve të pranishme.
Presidenti slloven, Danillo Turk deklaroi se ky samit duhet të shënojë fillimin nga ana e vendeve të rajonit të bisedimeve të drejtpërdrejta për problemet si edhe të demonstrojnë nivel më të lartë të pjekurisë politike.
Ndërkohë, në fillim të muajit qershor në Sarajevë duhet të mbahet konferenca për Ballkanin Perëndimor pas iniciativës së presidencës spanjolle të radhës të BE-së.