E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Minierat me zhvillime bashkëkohore

Në bazë të projektligjit të ri, do të bëhet i mundur ndarja e rentës minerare me pushtetin vendor, për të cilin ministria e Ekonomisë propozon që vlera prej 25 % t'i kalojë pushtetit vendor, si dhe garancisë financiare.

Në këtë koncept, çdo subjekt privat që kërkon të marrë një leje minerare duhet të plotësojë garancinë financiare, që konsiston në depozitimin në një banke të 10 për qind të vlerës së investimit të parashikuar për lejet e shfrytëzimit, çka pritet të eliminojë mundësinë, që lejet minerare t'u jepen firmave, të cilat nuk kanë mundësi t'i shfrytëzojnë ato.

Projektligji i ri për sektorin minerar, ndër të tjera përcakton edhe disa kritere mbi madhësinë e sipërfaqes që përfshihet në një leje minerale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›