Samiti i Bërdosë, mungon Serbia dhe Van Rompuy
Pjesëmarrja e Kosovës si shtet i pavarur ka bërë që Serbia të refuzojë këtë samit të organizuar nga Sllovenia dhe Kroacia. Mediat raportojnë se në samit nuk do të marrin pjesë, as presidenti i BE-së, Herman van Rompuy, dhe me shumë mundësi as ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos. E sigurte është pjesëmarrja e komisionerit evropian për Zgjerim, Stefan Fule.
Krahas kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë, Jadranka Kosor dhe Borut Pahor, organizatorë të takimit, në këtë samit marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryesuesi i Këshillit të ministrave të Bosnjës, Nikola Spiric, kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic dhe kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.