Sejdiu falënderon NATO-n për përkrahjen ndaj Kosovës
Sejdiu i bëri këto vlerësime pas një takimi që kishte të premten me komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s me seli në Napoli, admiralin Mark Fitzgerald.
Sipas një njoftimi për media të Zyrës për informim të presidencës në këtë takim Sejdiu me Fitzgerald, kanë biseduar për zhvillimet në vend dhe bashkëpunimin e institucioneve të vendit me NATO-n.
Ndërkaq, admirali Mark Fitzgerald ritheksoi edhe një herë mbështetjen e KFOR-it për sigurinë në Kosovë.
Ndryshe, Komanda e Forcave të Përbashkëta të Aleancës -Napoli (KFP Napoli/JFC Naples) është komandë ushtarke e NATO-s. Komandanti i KFP - Napoli i raporton Komandantit Suprem të Aleancës për Evropë (SACEUR) pranë Shtabit Qendror Suprem të Forcave të Alenacës-Evropë, në Casteau, të Belgjikës.
Si komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Aleancës - Napoli, admirali Fitzgerald aktualisht mban përgjegjësinë operative për misionet e NATO-s në Ballkan, Irak dhe Mesdhe. Këtë detyrë ai e mori më 30 nëntor 2007.