Nesër starton java e dytë e Superligës
Nesër do të startoj edhe java e dytë e Superligës që do të rezervojë sfida mjaftë interesante. Ndeshja me e fortë pritet të zhvillohet në Vlorë ku vendasit do të tentojnë fitoren e dytë dhe të ndalin që këtë javë Kampionët në fuqi të Shqipërisë.
Nisja e të dyja skuadrave me fitore është një motiv akoma më shumë për të besuar se sfida do të jetë spektakolere. Edhe pse skuadra vlonjate nuk është më aq e fortë sa në sezonin e kaluar për shkaka të disa largimeve,m trajneri i saj Ernest Gjoka do të mundohet të përsëris sfidën e fituar në Shkodër.
Në krahun tjetër Skënderbeu nuk dëshiron që pa asnjë kushtë të ndal hovin e javës së parë duke tentuar të arrijë një tjetër sukses. Në ndeshjen e së dielës do ët mungojë Orelesi ndërsa Pejiç dhe Ribaj parashikohen në vijën e parë të sulmit.
Një tjetër duel shumë i fortë pritet të zhvillohet në Laç ku Partizani do të tentojë të arrijë një tjetër fitore ndërsa vendasit janë në kërkim të 3 pikëshit të parë. Kurbinasit do të kenë edhe armën Bërkiç, ndërsa të kuqtë do të vuajnë mungesën e mbrojtësit Ndreka. Partizani ka probleme edhe në vijën e parë të sulmit edhe pse shënuan dy gola në Lushnje që erdhën nga mesfushorët.
Ditën e nesërme do të luhen në orën 14:00 edhe dy duele të tjera. Kështu Bylisi do të sfidohet nga Kastrioti në një duel mes të barabartësh. Të dyja skuadrat janë me 0 pikë. Ndërkohë një duel shumë tërheqës do të jetë mes Kukësit dhe Vllaznisë. Derbi i veriut do të vëre trajnerin Cungu përballë origjinës së tij.
Vendasit pas aventurës evropiane janë shumë favorit duke e lidhur me faktin që skuadra shkodrane ende nuk është e konsoliduar ekipin që pësoi disfatën e parë javën e parë. Të dielën Tiranë mes shuam problemesh dhe barazimit të javës së parë do të tentojë fitoren e parë ndaj debutuesve të Lushnjës. Besa e Kavajës nga ana tjetër do të luaj një duel interesant ndaj Teutës.