Nesho: Llogari e gabuar e Vetëvendosjes

Ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho, përmend tri arsye pse Shqipëria nuk do të ndërmarrë një nismë të tillë.
Nesho mendon se këtu ka një veprim që nuk është veprim i zgjuar, sepse për të futur në agjendën e Këshillit të Sigurimit do të riaktivizoheshin ato "rezoluta të cilat rregullojnë marrëdhëniet e Këshillit të Sigurimit me Kosovën", transmeton Klan Kosova.
Diplomati Nesho konsideron se kërkesa e Kurtit ka të bëjë me veprime politike të një partie opozitare, e cila kërkon ta kthejë aktin kriminal të vrasjes së Selver Haradinajt, në një kapital politik, transmeton telegrafi.
Sipas tij, dëshira që të debatohet për veriun në Këshillin e Sigurimit është llogaritur gabimisht në VV. Nesho thotë se është habitur me këtë kërkesë të Kurtit, duke pasur parasysh qëndrimin e këtij subjekti politik që e kundërshton rreptë Rezolutën 1244.