E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Gjitha forcat ligjore për ndalimin e zgjedhjeve në veri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të përdorët e gjithë forca kushtetuese dhe ligjore që të ndalohet mbajtja e zgjedhjeve në tri komunat veriore të Kosovës të paralajmëruara nga serbët.

I pyetur nga Kosovapress, se a do të thotë kjo se do të përdorët edhe forca policore, kryeministri Thaçi nuk ka precizuar, por ka ripërsëritur se do të përdorët e gjithë forca kushtetuese dhe ligjore.

Kryeministri Thaçi këto deklarime i bëri të martën gjatë vizitës që i bëri Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”./Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›