PDK e AAK grinden në Ferizaj

"Është zgjedhur ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës dhe komuna do të kryej të gjitha shërbimet e veta, për të realizuar programin e miratuar në KK, në mënyrë që të mos vërehet asnjë vakum në sferën e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe realizimin e projekteve. Kjo nuk është pjesë përbërëse e fushatës, por kryerje me përgjegjësi e obligimeve komunale", ka thënë Abazi, për të shtuar se këto projekte nuk janë duke u bërë me mjete të PDK-së.
"Po ta kishim bërë këtë, do të ishte e qëndrueshme, por të thuhet se pushteti po e kryen punën e vet sipas dinamikës së paraparë, nuk qëndron, sepse nuk është mirë të paralizohet pushteti komunal", ka thënë Abazi.
Abazi ka komentuar edhe vërejtjet që kanë shfaqur subjektet tjera politike rreth panove që janë vendosur në disa zyra në pjesë të qytetit, duke thënë se ato janë pano partiake dhe nuk janë pano me kandidatin e partisë për kryetar të komunës.
"Në asnjë prej panove që kemi vënë, nuk kemi vënë as emrin e kandidatit, as numrin e partisë, por është një veprimtari për afirmimin e PDK-së dhe vizionin tonë dhe të Bajrush Xhemajlit për një Ferizaj evropian", ka thënë Abazi. (Besimi)
Ndryshe, partitë politike si kurrë më parë janë mobilizuar në rrafshin e komunikimit me anëtarësinë dhe qytetarët, duke kërkuar mbështetje nga ta.