Netanjahu: Izraeli u krijua për të mbrojtur hebrenjtë
JERUZALEM- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka shprehur sot, gjatë vizitave të ngushëllimit në familjet e katër viktimave të masakrës në Tuluzë, në jugperëndim të Francës, se shteti i Izraelit ishte krijuar për të mbrojtur hebrenjtë.
"Ngaqë vrasin hebrenjtë, u krijua shteti i Izraelit", deklaroi Netanjahu.
Ky i fundit shkoi në Jeshiva, seminari i studimeve fetare, të Beit Halevit në Jeruzalem, ku u mblodhën për të mbajtur zi për anëtarët e familjes së Jonathan Sandler, mësues dhe baba i dy fëmijëve të vrarë në Tuluzë, Gabriel (4 vjeç) dhe Arieh (5 vjeç).
Në Jeshiva Sandler kishte studiuar para se të shkonte në Francë.
(ma.ar/BalkanWeb)