Wollfarth: Përfundoni në kohë reformat, duhet politikë konstruktive
TIRANE - “Përfundoni në kohë reformën zgjedhore, në rrugën e reformave vendit i duhet një politikë konstruktive.” Kështu deklaroi sot ambasadori i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, i cili uroi një zhvillim paqësor në Shqipëri dhe sidomos me axhendën e reformave.
Nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, ku uroi festën e Sulltan Novruzit, Wollfarth kërkoi vijimin e dialogut konstruktiv nga forcat politike shqiptare për përmbushjen e reformave dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
"Politika konstruktive është gjëja më e mirë që mund të kemi në kohë paqësore dhe pikërisht këtë doja të shihja në një ditë të bukur si kjo: Si prezencë e OSBE-së kemi bërë një punë të madhe për të kërkuar mbarimin sa më shpejt të reformës zgjedhore, duke pasur parasysh të gjitha aspektet e reformës, si reformimin e kodit zgjedhor. Kjo reformë është pjesë e një axhende më të gjerë refomash si reforma në gjyqësor apo reforma parlamentare, si dhe aspekte të brendshme të ketyre reformave",- tha Wollfarth.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Po shkelen afatet e reformës zgjedhore, Sannino: Zbatoni plan veprimin