E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia përfshihet nga zjarret

Zjarret e shumtë nuk kanë kursyer as Portugalinë, ku ditën e hënë ata kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme territori në pjesën veriore të shtetit iberik.

Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë një pjesë të zjarreve të rëna, por megjithatë ende pa stabilizuar situatën, ku shumë zjarre vazhdojnë të djegin jashtë kontrollit pjesë të konsiderueshme pyjesh.

Një nga zjarret më të mëdhenj që u ka sjellë probleme zjarrfikësve portugezë është ai i rajonit verior të Sao Pedros. Sipas autoritetit kombëtar për mbrotjen civile, zjarri vazhdon të mbetet aktiv në 2 fronte, ku janë angazhuar 400 zjarrfikës, me 84 automjete, 3 helikopterë, dhe 2 aeroplanë. Zjarret në Sao Pedro vazhdojnë prej 4 ditësh.

Sipas zjarrfikësve afrimi në këtë zonë është shumë i rrezikshëm.
Autoritetet lajmërojnë se një total prej 15 vatrash zjarri janë duke u djegur aktualisht në Portugali, dhe sipas policisë një pjesë prej tyre besohet se mund të jenë shkaktuar qëllimisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›