Netanjahu i inkurajuar pas takimit me Obamen

Zyrtarët izraelit thonë se kryeministri i këtij shteti, Benxhamin Netanjahu, ndjehet i inkurajuar nga takimi i tij me Presidentin amerikan, Barak Obama. Gazeta "Jerusalem Post", ka cituar një zyrtar anonim duke thënë se Netanjahu ka dale prej takimit me Obamen, të premten, më i inkurajuar se sa kur e ka nisur takimin.
Obama të premten, tha se ai e sheh një moment mundësie "të rreziqeve" në Lindje të Mesme.Obama dhe Netanjahu janë takuar një ditë pasi presidenti amerikan mbajti fjalimin e tij të enjten në të cilin ai e mbështeti krijimin e një shteti palestinez, të mbështetur në kufinjte e Izraelit nga viti 1967.