Shtëpia e Bardhë: Rusia do përballet me tarifa të larta nëse nuk pranon armëpushimin

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur sot se Rusia do të përballet me tarifa “shumë të larta” nëse nuk pranon një armëpushim me Ukrainën brenda 50 ditëve.
“Epo, brenda 50 ditësh, siç është përcaktuar qartë, nëse nuk ka një marrëveshje armëpushimi ose një marrëveshje paqeje brenda asaj kohe, nëse Rusia refuzon të bjerë dakord në mënyrë legjitime për një armëpushim, atëherë ajo do të përballet me tarifa shumë të larta dhe gjithashtu do të përballet me sanksione dytësore.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, vendet që blejnë naftë nga Rusia “do të sanksionohen gjithashtu dhe sigurisht, kjo do të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë e Rusisë”.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt shpjegoi më tej se presidenti Donald Trump dëshiron që lufta të përfundojë me një zgjidhje diplomatike.
“Ai ka bërë presion për këtë… presidenti dëshiron të ndalojë vrasjet dhe dëshiron të shpëtojë jetë”, shtoi ajo.
/rtsh.al/