Netanjahu para Kongresit te SHBA largim nga disa koloni ruajtje pozicionesh

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u shpreh per here te pare per largimin nga koloni te vecanta ne Jordanin Perendimor. Njekohesisht ne nje fjalim te pritur me vemendje perpara dy dhomave te Kongresit te SHBA ne Uashington Netanjahu theksoi se nuk do ta pranoje kurre nje ndarje te Jeruzalemit dhe nje kthim te refugjateve palestineze.
Perballe mosmarreveshjes me presidentin e SHBA Barack Obama per procesin e paqes ne Lindjen e Afert kryeministri izraelit theksoi lidhjen e ngushte midis te dyja vendeve. Por ai e refuzoi serish kerkesen e Obamas per tu kthyer ne kufijte para fillimit te Luftes Gjashteditore si baze per negociatat e territorit me palestinezet.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje ushtar izraelit ka vene ne rresht trupat egjiptiane. Pamje nga Lufta Gjashtediteshe ne foto nje pamje e 6 Qershorit 1967
Nuk ka kthim ne kufijte e pambrojtshem te vitit 1967
Izraeli nuk mund te kthehet ne kufijte e pambrojtshem te vitit 1967 - theksoi Netanjahu qe te henen ne mbremje ne Uashington ne nje fjalim perpara organizates me te madhe lobiiste izraelite Aipac. Palestinezet ai i akuzoi se nuk duan ta perfundojne konfliktin qe po zgjat gati 100 vjet dhe se nuk duan ta njohin shtetin e Izraelit Por une shpresoj qe ta avancoj paqen me palestinezet sepse eshte koha kur ne pranuam nje te vertete tjeter ky konflikt ka zgjetur prej gati nje shekulli sepse palestinezet refuzojne ti japin fund atij. Ata refuzojne ta pranojne shtetin hebre.
Netanjahu kishte paralajmeruar nje fjalim historik para Kongresit por te marten ai perseriti pozicionet e tij te vjetra te njohura. Ne kuader te nje marreveshje paqeje te vertete e cila i jep fund konfliktit disa koloni do te jene ne fund jashte kufijve te Izraelit tha per here te pare ai. Por njekohesisht kryeministri beri te qarte se Izraeli do ti mbaje blloqet e medha te kolonive.
Palestinezet reagojne me zemerim
Palestinezet reaguan te zemeruar ndaj fjalimit dhe thane se nuk shohin baze per nje startim te ri te negociatave te paqes. Netanjahu nuk eshte me partner per paqe u shprehen palestinezet. Ai kishte shansin qe te vendoste midis se kaluares dhe se ardhmes ai zgjodhi te kaluaren tha kryenegociatori palestinez Saeb Erekat ne Ramallah. Netanjahu nuk eshte njeri i paqes tha Erekati.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Saeb Erekat negociatori palestinez
Netanjahu e mbeshteti serish ne parim nje shtet te pavarur dhe ne gjendje per te mbijetuar te palestinezeve. Konflikti megjithate nuk behet per ngritjen e nje shteti palestinez por per ekzistencen e nje shteti hebre tha ai. Ai shtoi se Izraeli do te jete bujar persa i perket madhesise se nje shteti palestinez. Por sic tha Presidenti Obama kufiri do te jete i ndryshem nga ai qe ekzistonte me 4 qershor.
Ndersa zedhenesi i Presidentit palestinez Abbas perforcoi nga ana e tij se palestinezet duan ta ndertojne ne Rripin e Gazes dhe ne Jordanin Perendimor shtetin e tyre me pjesen arabe lindore te Jeruzalemit si kryeqytet.
Netanjahu i kerkoi presidentit palestinez Abbas qe ta anuloje marreveshjen me te fundit me Hamaset qe kane pushtetin ne Rripin e Gazes.
Netanjahu kerkon ashpersi ndaj Iranit
Deklaratat e Netanjahut u ndoqen me duartrokitje entuziaste nga deputetet. Vetem nje grua e nderpreu fjalimin e tij me thirrje te herepashershme gje qe Netanjahu e mori me humor.
Ne fjalimin e tij kryeministri i Izraelit kerkoi edhe nje qendrim me te ashper te Perendimit ndaj Iranit dhe qe SHBA ti dergojne nje mesazh te qarte Iranit. Ndryshimet demokratike ne shtetet arabe ai i pershendeti dhe tha se Lindja e Afert vertet demokratike do te jete edhe e paqte.
Autor Auron Dodi dpa/DW
Redaktoi Lindita Arapi