UP-ja ankohet pas sulmit të “Vetëvendosjes”

Një ditë pas ngjarjes në Universitetin e Prishtinës, kanë reaguar edhe Senati dhe Këshilli Drejtues i këtij institucioni. Këto institucione kanë kritikuar policinë, gjykatat e mediat ndërsa më ashpër sulmuan “Vetëvendosjen”.
Në një komunikatë për media thuhet se “sulmi ishte i planifikuar dhe me motive politike e pjesëtarëve të një strukture të lëvizjës “Vetëvendosje”, e cila me këtë rast zbuloi sheshit se nuk ka hequr dorë nga dhuna për realizimin e qëllimeve politike”.
“Ky sulm brutal në ceremoninë e shënimit të 41 vjetorit të themelimit të institucionit më të lartë e më të rëndësishëm të arsimit e të dijes në vendin tonë, dëshmon së kjo lëvizje punon për destabilizimin e universitetit dhe terrorizimin e shoqërisë sonë”, thuhet në komunikatë.