SHBA, përkujtohet memoriali i viktimave të 11 shtatorit

Ish-presidentët amerikanë George W. Bush dhe Bill Clinton morën sot pjesë në një ceremoni të Shanksville të Pensilvanisë, për të përuruar një memorial kushtuar viktimave të avionit, që u rrëzua në një fushë gjatë sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001. Memoriali prej guri të bardhë përkujton përpjekjet e pasagjerëve dhe ekuipazhit të avionit për të mposhtur rrëmbyesit e avionit dhe për ta ulur avionin. Në ceremoni folën ish-presidentët Xhorxh Bush, Bill Clinton dhe zëvendëspresidenti Xho Biden.
Në Washington, Presidenti amerikan Barack Obama po shënon 10 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit duke nderuar ekipet e emergjencës, ushtrinë dhe mijëra njerëzit që humbën jetët e tyre. Gjatë fjalimit të përjavshëm Obama foli për aktet e heroizmit një dekadë më parë në Qendrën Botërore të Tregëtisë në Nju Jork dhe Pentagon dhe ato në avionin United 93 mbi Shanksville të Pensilvanisë.
Presidenti tha se vitet e fundit Shtetet e Bashkuara kanë luftuar al-Kaidën dhe kanë eleminuar drejtuesit e saj kryesor, përfshi Osama bin Ladenin. Presidenti Obama dhe zonja e parë Michelle Obama vizituan Varrezat Kombëtare të Alringtonit, ku qindra mijëra anëtarë të ushtrisë amerikane janë varrosur. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti dhe zonja e parë besojnë se është e rëndësishme për të gjithë amerikanët të nderojnë ata të cilët kanë shërbyer në ushtri nga 11 shtatori 2001.