Netanyahu i “trimëruar” pas takimit me Obamën

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 21:30
Zyrtarët izraelitë thonë se kryeministri i këtij shteti, Benjamin Netanyahu, ndjehet i trimëruar pas takimit që pati me presidentin amerikan, Barack Obama.
Gazeta “Jerusalem Post”, e ka cituar një zyrtar anonim, i cili tha se Netanyahu ka dal prej takimit me Obamen, të premten, më i trimëruar se sa kur e ka nisur takimin.
Obama të premten tha se ai e sheh një moment mundësie dhe “të rreziqeve” në Lindje të Mesme.
Obama dhe Netanyahu janë takuar një ditë pasi presidenti amerikan mbajti fjalimin e tij të enjten, në të cilin ai e mbështeti krijimin e një shteti palestinez, të mbështetur në kufijtë ekzistues në vitin 1967.
Në kuadër të fjalimit, Obama tha se duhet bërë edhe shkëmbim territoresh.