E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali seksual, 6 politikanë turq dorëhiqen

6 politikanë opozitarë në Turqi kanë dhënë dorëheqjen pas skandalit seksual që plasi në fillim të muajit. Fillimisht dhanë dorëheqjen katër persona, ndërsa gjashtë te tjere, janë politikanë që i takojnë Partisë Nacionaliste të Aksionit. Skandali në partinë opozitare do ta dëmtoj atë në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen në 12 qershor.

Deputeti Deniz Bolukbasi, njëri prej gjashtë liderëve të partisë që dha dorëheqje, tha se ai ishte viktimë e një puci të mbështetur nga kryeministri, Recep Tayip Erdogan.

“Po ofroj dorëheqjen sot për ta shpëtuar partinë time që të mos dëmtohet” tha ai. Një grup “Nacionalistët ndryshe” kishte publikuar në fillim të muajit në internet video skandalin, ku janë përfshirë një grup zyrtarësh të lartë të partisë së dytë më të madhe në vend gjatë një feste në një shtëpi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›