E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dentinho në Shakhtar

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 18:54

Sulmuesi Dentinho është transferuar në klubin ukrainas Shakhtar Donetsk, me kontratë pesëvjeçare nga Corinthians. Braziliani 22 vjeç spekulohej se kërkohej nga klube të ndryshme evropiane, përfshirë Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Juventusin. Mirëpo, nëpërmjet një komunikate të publikuar në ueb faqen zyrtare, Shakhtar ka konfirmuar transferimin e tij nga Corinthians për 7.5 milionë euro. Dentinho ka qenë në Corinthians nga viti 2007, ndërsa ka shënuar 38 gola në 74 paraqitje, duke qenë edhe bashkëlojtar me legjendën braziliane Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›