E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanyahu kundër diplomacisë me Iranin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se politikat e trysnisë ndaj Iranit nuk do të bëjnë punë, pasi Teherani udhëhiqet nga një “lidership i fantazmave”.

Ai i ka bërë këto komente për mediat amerikane. Netanyahu po ashtu ka thënë se nuk pajtohet me ata që thonë se lufta me Iranin do të ishte më e keqe se një Iran bërthamor.

Analistët thonë se Shtetet e Bashkuara duan t’i japin më shumë kohë diplomacisë dhe sanksioneve, për të detyruar Iranin që të braktisë aktivitetin e tij të dyshuar bërthamor.

Por, Netanyahu ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme se Republika Islamike është afër posedimit të bombës bërthamore.

Teherani thotë se programi i tij ka qëllime paqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›