Sylejmani, ekspozitë personale në New York

“Pas ekspozitës në Times Square kam marrë ftesën që të ekspozoj në New York dhe kjo do të mbahet nga data 18-24 në Chashama, e cila gjendet në avenynë e 10-të në Chelsea të Manhatan-it. Chashama qëllimin kryesor e ka afirmimin e artistëve dhe u ofron hapësira ekspozuese kulturore në 50 hapësira/galeri të New Yorkut. Është formuar nga znj.
Anita Durst në vitin 1995 dhe ka arritur që të sjellë në rezidencë 120 artistë, u ka dhënë rastin 500 artistëve të ekspozojnë veprat e tyre, ndërsa numri i vizitorëve ka arritur në më shumë se 500 mijë”, u shpreh Sylejmani për Express.
Në këtë ekspozitë ai paraqitet me 15 punime të punuara në bazë të këngëve të dy rok poetëve nga New Yorku, Laurie Anderson dhe Lou Reed.
Ekspozitat e tjera në të cilat Sylejmani ka marrë pjesë kanë qenë në Angli, Itali, Francë Argjentinë, Belgjikë, Shqipëri dhe Rusi.