Netanyahu:Irani gati bombën atomike në verën e ardhshme
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë fjalimit të mbajtur të enjten në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, tha se ai beson Irani do të përpiqet ta përfundojë bombën më së largu deri në verën e ardhshme, por duhen vënë vijat e kuqe..
“Bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë, përndryshe Izraeli nuk do të lejojë që kjo të ndodhë”, ka thënë Netanyahu. Ai tha se iranianët duhet të ndalin pasurimin e tyre bërthamor.
“Një vend që kërcënohet me zhdukjen e një vendi tjetër nga faqja e dheut, nuk duhet lejuar të posedojë armë bërthamore”, tha kryeministri izraelit, duke falënderuar presidentin amerikan, Barack Obama, i cili dy ditë më parë tha se nuk do të tolerojë një Iran të armatosur me armë bërthamore.
(a.k/BalkanWeb)