Vetëvritet me plumb në zemër ish- punonjësi i SHISH
FIER- Vetëvritet nga depresioni një punonjës i SHISH-it në Fier. Burime nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bëjnë me dije se ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në lagjen "Konferenca e Pezës".
Mësohet se 55-vjeçari Petrit Ngresi u gjet i vdekur nga bashkëshortja e tij në njërën nga dhomat e shtëpisë. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur kryerjen e veprimeve hetimore. Sipas hetuesve të çështjes, Ngresi i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me një plumb në zemër. Mësohet se viktima prej tre vitesh ishte përfshirë nga depresioni, pasi e kishin hequr nga puna.
Burimet e mësipërme sqarojnë se Petrit Ngresi para tri vitesh ka punuar si shofer në SHISH-in e Fierit. "Im shoq i dha fund jetës për shkak të depresionit. Atë e hoqën nga puna, dhe ai u bë shumë keq". Kështu pohoi dje para oficerëve të policisë gjyqësore bashkëshortja e viktimës.
Gjatë nëntë muajve të këtij viti në qarkun e Fierit janë shënuar disa raste vetëhelmimesh, vetëvrasjesh dhe vetëvarjesh nga depresioni.
(m.a/GSH/BalkanWeb)