E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanyahu:Të ndalojmë programin bërthamor të Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se nuk ka ndërmend të presë gjatë në çështjen e programit bërthamor të Iranit dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë faktin që Teherani po zhvillon një armë bërthamore. “Çuditërisht disa njerëz refuzojnë të pranojnë që Irani synon të krijojë armë bërthamore. Irani pretendon që po pasuron uraniumin për të zhvilluar kërkimet shkencore në mjekësi. Mirëpo a është kjo e vërteta?”, tha Netanyahu. Kryeministri izraelit përsëriti faktin që Izraeli ka të drejtën të mbrojë veten. Ai shtoi se për Izraelin të gjitha opsionet janë mbi tryezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›