Paneta për Iranin: Do të veprojmë, nëse çdo gjë tjetër dështon

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do të “veprojnë” nëse “çdo gjë tjetër dështon” për të kundërshtuar kërcënimin e dyshuar atomik iranian.
Gjatë fjalimit të sotëm në Komitetin Amerikano- Izraelit për Çështje Publike (AIPAC), që është një grup i fuqishëm lobues pro-izraelit, sekretari Paneta premtoi për sigurimin e “superioritetit ushtarak të Izraelit ndaj çdo shteti ose koalicione shtetesh dhe gjithashtu ndaj aktorëve jo-shtetëror”.
Këto komente erdhën, pas fjalimit të presidentit amerikan, Barak Obama, se “nuk e heq nga tavolina asnjë opsion” për t`i kundërshtuar ambicjet atomike të Iranit, por ka tërhequr vërejtjen se “ka shumë biseda të pakontrolluara për luftë”.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, dje është takuar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili gjatë qëndrimit në Uashington u takua edhe me presidentin Obama dhe me sekretaren e shtetit, Hillari Klinton.