Kryeministri izraelit i jep fund vizites ne SHBA me takime me ligjvenes

Kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu takohet sot me ligjvenes amerikane dhe me Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton ne perfundim te vizites se tij ne Washington e cila u mbizoterua nga menyra e pergjigjes ndaj programit berthamor te debatueshem te Iranit.
Zoti Netanjahu tha dje gjate nje fjalimi para Komisionit Amerikano-Izraelit per ceshtje publike se ai i vlereson sanksionet por se programi berthamor i Iranit vazhdon te perparoje.
Zoti Obama tha se ai ka nje angazhim shume te forte ndaj sigurise se Izraelit. Ai tha se pret disa muaj te veshtire kete vit nderkohe qe Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli koordinojne qendrimin e tyre ndaj aktiviteteve berthamore te Iranit.
Irani i ka hedhur poshte qellimet per arme berthamore duke thene se ambiciet berthamore kane synime paqesore.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thote se vendi i tij nuk mund te prese me qe diplomacia dhe sanksionet te pengojne programin berthamor te Iranit. Udheheqesi izraelit i cili po viziton Shtetet e Bashkuara tha se vendi i tij ka te drejte te mbrohet me veprime ushtarake.
Duke folur dje ne Uashington zoti Netanyahu e vuri ne pikepyetje pretendimin e Iranit se programi i tij berthamor eshte projektuar per te prodhuar energji dhe izotope mjekesore.
Nje vend qe nderton objektet nentokesore berthamore qe zhvillon raketa balistike qe prodhon mijera centrifuga dhe qe perballon sanksione paralizuese i ben te gjitha keto per shkencen mjekesore Pra kur ju te shihni nje rakete balistike iraniane duke fluturuar mbi koken tuaj ju nuk keni pse shqetesoheni sepse ajo nuk bart gje tjeter vecse izotope mjekesore.
Dje ne Shtepine e Bardhe Presidenti Obama i beri thirrje zotit Netanyahu per ti dhene me shume kohe sanksioneve per te frenuar ambiciet berthamore te Iranit.Udheheqesi izraelit theksoi te drejten e vendit te tij per te mbrojtur veten me veprime ushtarake.