E Diel, 1 Nëntor 2026

Dejanoviç: Serbia zgjedhje lokale edhe në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiç Dejanoviç, ka deklaruar sot se zgjedhjet lokale do të mbahen në të gjitha mjediset ku këshilltarëve u ka kaluar mandati katërvjeçar, pavarësisht nëse ato janë në jug apo veri të Kosovës.

“Zgjedhjet lokale do të mbahen në të gjitha mjediset ku këshilltarëve u ka kaluar mandati katërvjeçar dhe nuk do të bëhet asnjë dallim ndërmjet komunave në jug dhe veri” të Kosovës, thuhet në kumtesën nga kabineti i saj, pas takimit me disa politikanë serbë nga pjesa veriore e Kosovës.

Qeveria e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar zgjedhjet e Serbisë në Kosovë i konsiderojnë jolegjitime dhe ato cilësohen si struktura paralele.

Zyrtarë të lartë të Kosovës dhe liderë perëndimorë kanë kërkuar tërheqjen e këtyre strukturave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›