Ekstradohet nga Austria shqiptari i dënuar për vrasje
TIRANE- Ekstradohet nga Austria një 27-vjecar shqiptar, i dënuar me 12 vjet burg për vrasje me paramendim të ndodhur 10 vjet më parë në Vlorë. Policia e Shtetit bën të ditur se 27-vjecari, Ergys Gjioveshaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua në qershor të këtij viti në Vjenë të Austrisë si rezultat i bashkëpunimit dypalësh.
Pas akuzave të ngritura nga Prokuroria për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje, i riu nga Vlora është shpallur fajtor nga gjykata e këtij rrethi, e cila e dënoi 27-vjecarin, me 12 vjet burg. Pas ekstradimit, autoritetet e aeroportit të Rinasit e kanë dorëzuar 27-vjecarin tek përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)