Dallas OK, San Antonio afër eliminimit

Nga Express më 27 prill 2011 në ora 09:28
Dallas e ka kthyer avantazhin ndaj Portlandit, 3-2 me ndeshje, pasi e mposhti të hënën mbrëma me rezultat 93-82, në ballafaqimin e pestë.
Nowitzki realizoi 25 pikë, kurse Terry 20, në fitoren e Mavericks.
Kurse, San Antonio u dorëzua sërish përballë Memphisit. Spurs rrezikojnë seriozisht eliminimin pasi që janë në disavantazh prej 3-1 me ndeshje.
Në duelin e tretë, Denveri u rikthye në jetë pasi e mposhti Oklahoma Cityn, për ta zbutur epërsinë e Thunder në 3-1. Nuggets, të prirë nga Lawson (27) fituan 104-101.
Denver-Oklahoma City 104-101 (1-3)
Denver: Lawson 27
Oklahoma City: Durant 31
Memphis-San Antonio 104-86 (3-1)
Memphis: Conley 15
San Antonio: Parker 23
Dallas-Portland 93-82 (3-2)
Dallas: Nowitzki 25
Portland: Miller 18