Vlore tifozet e Flamurtarit ne proteste

Protestë e tifozëve të Flamurtarit para stadiumit të qytetit të Vlorës,
marrë shkas nga ngjarja që ndodhi në Lac, ku mbeti i lënduar portieri i
ekipit Shpëtim Mocka.
Rreth 700-800 tifozë kanë brohoritur për ekipin e tyre duke kërkuar shpjegime për dhunën që po ushtrohet ndaj ekipit të tyre. Tifozët kanë kërkuar që kreu i bashkisë Shpëtim Gjika t'i bashkohet protestës së tyre.
"Federata Shqiptare e Futbollit të marrë masa sepse po shiten dhe po trukohen ndeshjet",thanë tifozët.