Berisha: Shqipëria do shndërrohet në një superfuqi energjitike
Kryeministri Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “aleanca për qytetarin” për Kukësin Hasan Halilaj.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha garantoi qytetarët se gjatë 4 viteve që vijnë vendi ynë do të ndërtojë me shpejtësi të rrjetin rrugor më të mirë të Europës ndërsa ka shtuar se Shqipëria do të shndërrohet në një superfuqi energjitike në rajon.
“Pas 4 viteve çdo familje do furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm. Do përfundojmë rrugën Kukës-Peshkopi dhe Kukës Shishtavec. Do të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo shkollë në mënyrë që fëmijët tuaj të shkollohen si qytetarë europianë” theksoi Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha premtoi se investimet në Kukës dhe komunat përreth do të shumëfishohen duke shtuar se qeveria do të mëbshtesë sektorin industrial.