E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet SHBA Opozita te respektoje Kushtetuten

Shtetet e Bashkuara krahas ODIHR-it do te vazhdojne te ndjekin pergatitjet per zgjedhjet dhe jane gati te ndihmojne per te siguruar nje proces te lire te drejte dhe te besueshem. Keshtu deklaroi dje ambasadori i Shteteve te Bashkuara prane misionit amerikan ne Organizaten per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Evrope Ian Kelli. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes ambasadori amerikan prane OSBE-se tha se te gjitha palet duhet ti permbahen Kushtetutes te zbatojne ligjin te respektojne institucionet e pavarura dhe te angazhohen ne menyre konstruktive dhe plotesisht ne procesin zgjedhor duke vleresuar perparimin e Shqiperise gjate 20 vjeteve te fundit. Lidhur me situaten aktuale ne Shqiperi ambasadori Kelli ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe partneret tane evropiane jane shprehur me nje ze ne mesazhet derguar qeverise shqiptare dhe Partise Socialiste si dhe popullit shqiptar. Te gjithe duhet ti permbahen kushtetutes te zbatojne ligjin te respektojne institucionet e pavarura dhe te angazhohen ne menyre konstruktive dhe plotesisht ne procesin zgjedhor. Ne valen e ngjarjeve te 21 janarit komuniteti nderkombetar ka punuar intensivisht me te dy palet per nje atmosfere qe ti sherbeje dialogut normal politik - ka nenvizuar Kelli ndersa ka shtuar se provokimet perfshire edhe retoriken e ashper nuk u sherbejne interesave te Shqiperise. Ndersa lidhur me hetimet e prokurores se Pergjithshme per ngjarjet e 21 janarit diplomati amerikan prane OSBE-se ka deklaruar se ato duhet te jene te gjithanshme te thella dhe te besueshme. Shtetet e Bashkuara i kane bere thirrje qeverise shqiptare dhe Partise Socialiste te shprehin publikisht mbeshtetjen per autoritetin e prokurores se Pergjithshme per te kryer hetime te paanshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›