E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nevada, vriten 5 anëtarë të gardës kombëtare

Pesë anëtarë të Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara janë qëlluar me armë zjarri kur po darkonin në një restorant në Nevada. Zyrtarët thanë se dy nga anëtarët e Gardës dhe një person tjetër vdiqën gjatë shkëbimit të zjarrit në kryeqytetin e Nevadas-Karson Sity, ndërsa anëtari i tretë i Gardës, një femër, vdiq më vonë në spital si pasojë e plagëve të rënda. Dy anëtarët e tjerë të Gardës, të cilët u vranë, ishin në mesin e shtatë personave të plagosur në këtë incident.
 

Policia njoftoi një 32 vjeçar, ka përdorur një pushkë sulmi të tipit AK-47 kur ai nisi të qëllonte në drejtim të anëtarëve të Gardës të cilët-që të gjithë, ishin të veshur me uniforma. Zyrtarët thanë se vrasësi i dyshuar, pas ngjarjes, vrau veten ndërsa vdiq më vonë në spital. nuk dihen motivet e ngjarjes tragjike.

Vrasja është dënuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, i cili ngjarjen e ka cilësuar “një humbje të pakuptimtë jetësh”. Personi i armatosur ka hyrë në një fast food në carso city, kryeqendra e Nevadas dhe hapi zjarr duke goditur të paktën 9 persona 

Ndërkaq viktima janë regjistruar edhe gjatë shkëmbimit me armë zjarri që ka shpërthyer në prag të përvjetorit West Indian Day, në Nju Jork.

Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Michael Bloomberg, i cili ka theksuar se dy prej viktimave ishin agjentë. Shkëmbimi i zjarrit nisi mes dy personave të armatosur vetëm pak çaste pas sfilatës dhe kur agjentët mbërritën u morën në shënjestër duke kthyer dhe përgjigje. Mes viktimave ishte edhe një kalimtare 56-vjeçare që ndodhej aty së bashku me vajzën e saj.  
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›