E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, varen tre të dënuar për trafik droge

Irani ka ekzekutuar me varje katër trafikues të dënuar droge në një burg në qytetin jugor të Kermanit.

Gazeta “Shargh” raportoi se ekzekutimi ndodhi mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë ka shkuar në 184 numri i ekzekutimeve të raportuara në Iran gjatë këtij viti-bazuar në të dhënat e mediave dhe raporteve zyrtare.

Mediat iraniane raportuan për 179 ekzekutime me varje që thuhet se janë bërë vitin e kaluar, por grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut thonë se numri real është shumë herë më i madh duke e renditur Republikën Islamike në vend të dytë, pas Kinës.

Teherani theksoi se dënimi me vdekje është thelbësor për të mbajtur rendin dhe ligjin dhe se ky dënim zbatohet vetëm pas ekzekutimit të të gjitha mjeteve gjyqësore.

Vrasja, dhunimi, grabitja, trafikimi i drogës dhe tradhtia bashkëshortore janë në mesin e krimeve për të cilat zbatohet dënimi me vdekje në Iran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›