E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nevil Dede ben "corap" ekipet e Superiores

Mbrojtesi Nevil Dede eshte mes kater klubeve te Shqiperise. Pervec Tiranes dhe Dinamos, edhe dy klube te rretheve, Elbasani dhe Vllaznia po shfaqin publikisht interes qe te sigurojne kartonin e lojtarit, i cili eshte aktualisht futbollist i lire ne tregun vendas. Numri i lojtareve cilesore, te lire ne treg eshte aq i pakte sa per Deden ka pasur interes nga ekipet me te mira te vendit. 33 vjecari eshte rikthyer nga Kina, ku luajti per nje vit dhe deshiron qe ta mbylle karrieren ne Shqiperi. Mbrojtesi eshte duke zhvilluar aktualisht stervitje me ish-ekipin e tij, Tiranen, por nuk ka firmosur ndonje kontrate me bardheblute dhe shprehet se ende nuk ka nje oferte konkrete, por thjesht eshte ne rang te bisedimeve edhe me disa drejtues te tjere. Vetem pas Vitit te Ri do te mesohet emri i ri i klubit te ardhshem, per vete faktin se deri tani nuk eshte vendosur asgje. Interesant eshte fakti se Tirana ka shprehur interes ende pa u kthyer Dede ne Shqiperi, por pas kthimit jane shfaqur disa ekipe, qe synojne patjeter te sigurojne kartonin e lojtarit ne fjale. Ne muajin janar, ekipet pretendente per te fituar titullin kampion ne Shqiperi, do te drejtohen edhe ne tregun e huaj, per te siguruar lojtaret e duhur, para pjeses se dyte te gares.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›