Futbolli shqiptar, larg profesionalizmit
Per gati 10 vjet Shqiperia ka qene larg profesionalizmit, ne futboll. Trajneri i njohur, Faruk Sejdini deklaroi pak kohe me pare, se ne Shqiperi licensat jepen pothuajse ne mase, dhe krejt pa kriter, duke pretenduar se kjo eshte mungese profesionalizmi. Vendimi i fundit i UEFA-s, ne lidhje me dhenien e licencave te trajnereve tane dhe ngritjes nga niveli B ne niveli A, nuk ka per te sjelle ndonje mundesi te madhe per punesimin e ketyre te fundit. Madje edhe pasi jane njohur me vendimin ne fjale, shumica jane shprehur serish pesimiste se do te mund te punesohen nje dite, neper ekipet te ndryshme te Evropes. Ne fakt, futbolli italian verteton se Shqiperia eshte larg standardeve evropiane, pavaresisht deshires se madhe, per te hedhur hapa gjigante. Keshtu, dy dite me pare eshte hedhur shorti i kupes se Italise, ku sipas njoftimit do te marrin pjese te gjithe skuadrat qe jane regjistruar ne nivelin "Pro", qe do te thote se edhe ekipet e Serise B jane profesioniste, edhe ato qe zbresin ne C. Pra, UEFA i klasifikon ne tre grupe te medha ekipet dhe trajneret dhe Shqiperia sapo eshte ngjitur nga niveli B ne nivelin A. Duhet edhe shume pune, per te shpresuar nivelin me te mire, ate te profesionalizmit.