E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, pergjegjesite para Bylisit

Mesohet se drejtori i klubit "Tirana", Eduard Gjini do te kerkoje nje mbledhje mes donatoreve, para ndeshjes se fundit te vitit, ndaj Bylisit. Kjo mbledhje do te kete si synim nje analize per ndeshjet e deritanishme, pas ikjes se trajnerit Blaz Slishkovic, si dhe planet per pjesen e dyte te sezonit, apo edhe rezultatet jo te favorshme te ekipit. Tirana, pas luhatjeve te fundit ne kampionat, i ka lekundur dukshem objektivat e saj. Ecuria pozitive e ekipit te Vllaznise ka permbysur edhe raportet mes rivaleve ne klasifikim. Keshtu, ne fillim Tirana nga pretendente kryesore dhe e para, tani ndodhet ne vend te dyte, e shkeputur shtate pike larg Vllaznise. Rezultate negative, ne javet e fundit kane vene ne pikepyetje synimin e Tiranes, per te siguruar titullin kampion ne fund te ketij edicioni. Pas nderrimit te trajnereve dhe humbjes se fundit 2-0, ne Vlore, perballe me Flamurtarin, bardheblute jane vene serish ne presion, ne kerkim te fitores ku viti do te mbyllet kete jave me ndeshjen qe do te luhet ne "Selman Stermasi", ndaj Bylisit. Faza pergatitore e Tiranes per muajin janar, eshte planifikuar te zhvillohet ne Turqi.

2 sezone

Me pare Tirana eshte shpallur per here te fundit kampione vendi. Bardheblute numerojne 23 tituj kampione dhe synojne qe ne fund te ketij sezoni, te fitojne titullin e radhes, per te qene me afer me planet e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›