ISKSH rimburson 1,3 milione receta
Vetem ne 9 muajt e pare te vitit 2008, Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor (ISKSH) ka shpenzuar mbi 2 miliarde leke per rimbursimin e barnave te te siguruarve. Dhe kjo vetem per 10 diagnozat me te shtrenjta, qe ne total perbejne mbi 60 per qind te shumes qe ka paguar ky institut per pacientet qe jane te siguruar dhe perfitojne rimbursime. Vete pacientet, per keto ekzaminime te shtrenjta paguajne vetem 10 per qind te shumes totale. Ne krye te listes, jo vetem per shumen e parave te harxhuara, por edhe per numrin e pacienteve dhe te recetave te leshuara, eshte hipertensioni esencial. Vetem kjo semundje i ka kushtuar ISKSH-se mbi 634 milione leke, nje shume kjo qe eshte ndare midis 158 mije pacienteve, te cilet jane paraqitur te mjeku plot 787 mije here. E dyta, ne listen e semundjeve qe i kushton me shtrenjte ISKSH-se, eshte diabeti, me nje fature prej afro 294 milione leke te reja, ndersa e treta renditet talasemia. Megjithese, nga kjo semundje vuajne vetem 287 persona, qe per 9 muaj kane marre vetem 1 mije receta, medikamentet per ta kuruara ate i kane kushtuar ISKSH-se plot 252 milione leke te reja, pasi ato jane barna shume te kushtueshem. Nderkohe, ne listen e diagnozave me te shtrenjta dhe me me shume kosto per ISKSH-ne renditet edhe psikoza skizofrenike, nga e cila mjekohen jo pak, por 7251 persona. Ata jane paraqitur tek mjeku mbi 35 mije here, ndersa barnat e dhena kesaj kategorie, i kane kushtuar arkes se ISKSH-se rreth 133 milione leke. Ne total, vetem per 10 semundje jane paraqitur tek mjeku 260 mije paciente, te cilet kane rreth 1.3 milione receta, rimbursimi i te cilave kap shifren e 2.1 miliarde lekeve te reja. Nderkohe qe te siguruarit, ne varesi te statusit qe kane, paguajne deri ne 10 per qind te vleres totale te mjekimit.