Neville nuk pensionohet

Sir Alex Ferguson ka mohuar njoftimet se Gary Neville do të pensionohet nga futbolli, në fund të këtij sezoni. Neville feston ditëlindjen e tij të 35-të, muajin e ardhshëm.
Tashmë tre sezone, ai vuan nga lëndime të ndryshme që kanë rezultuar me paraqitje të kufizuara në ekipin e parë. Megjithatë, Ferguson ka theksuar se e ardhmja e futbollistit do të përcaktohet gjatë verës.
“Gary nuk ka marrë asnjë vendim. Vendimet nuk merren në gjysmë të sezonit. Janë vetëm gënjeshtra”, tha ai.