Nevoja për një gazetari investigative
Nga leximi i titullit, dikush mund të rrudhë buzët e të thotë se ç’janë këto tema pa peshë për ne lexuesit!? Në fakt unë mendoj se është plotësisht e kundërta. Kjo lloj gazetarie, e cila thuajse mungon në vendin tonë, i ka trimëruar disa sektorë të mafies, sidomos mafies politike dhe kryesisht asaj aktuales në pushtet, me ngjyrë blu. Në fakt gjithmonë mafia e çdo ngjyre në pushtet - në një masë të përcaktuar nga shkalla e nivelit të zhvillimit institucional, nga prirja e një lideri të mazhorancës në marrëdhëniet e tij me pushtetin, nga aftësia e tij në lojën e diplomacisë me të huajt dhe shërbimet e tyre sekrete si dhe zakonet e një populli – është e lidhur me mafien ordinere në kryerjen e krimeve ekonomike në kurriz të interesave të një populli të tërë, ose në kurriz të individëve të veçantë. Zakonisht lulëzimi i kësaj lloj miksture mafiesh që rrëmben pasuritë mbi e nëntokësore të vendit, rrëmben me korrupsion dy herë buxhetin e shtetit, edhe duke penguar arkëtimet në buxhet nëpërmjet evazionit fiskal e doganor edhe nëpërmjet rrëmbimit të llokmave nga fondet e investimit publik që sektori buxhetor kryen në bashkëpunim me sektorin e sipërmarrjes private; ndodh në kohë trazirash, pas një lufte civile, rajonale a më gjerë; gjatë një ndërrimi sistemesh; gjatë trazirave të ndryshme të brendshme a rajonale kur bie fuqia e një shteti dhe e forcës në zbatimin e ligjeve ose, aq më keq, në mungesë të bazës së duhur ligjore. Për këto raste kemi si ilustrim një përshkrim të bukur te vepra e tij e gjerë nga T.Drajzeri në Amerikën e viteve pas Luftës Civile apo romanet e Pasternakut në periudhën e post Revolucionit të Tetorit. Kur krimi zbret në rrugë, në momente luftërash a tallazesh kombëtare, si psh tek ne në dt.7 prill ’39, në mars-shtator 1997, 14 shtator 1998, 21 janar 2011 (lexuesi e kupton se ç’përfaqësojnë këto data të zeza kriminale për historinë e kombit tonë), kjo është gjysma e së keqes - nëse krimi ordiner nuk ka lidhje me politikën dhe përfaqësuesit e institucioneve; në këtë rast ky lloj krimi i rrugës as që synon të lidhet me njerëzit e shtetit, pasi këta të fundit nuk kanë më fuqi ndikuese mbi delinkuentët e rrugës dhe anarshia i këput litarët për aq kohë sa elita politike dhe ajo administrative rifillon t’ia marrë ca nga ca frerët kësaj anarshie dhe krimit të gjerë ordiner nëpërmjet organizimit dhe situata shkon drejt një stabiliteti. Por kur politika dhe një kube e vogël që qëndron në majë të piramidës fillon e lidhet me kriminelët ordinerë me kollare, atëherë kjo situatë e ‘qetë’ rendi është kërcënuese për secilin nga ne. Aty ku përfshihet kjo kube në krime, policia, prokuroria, shërbimi inteligjent, KLSH-ja, shtypi dhe gjykatat, në varësi të shkallës së kapjes së tyre, japin një version të falsifikuar ‘zyrtar’, i cili shërben për të fshehur të vërtetën dhe e inkurajon e trimëron më tej këtë kube që qeveris institucionet e një vendi. Duhet thënë se në këtë fazë ky vend hyn në një spirale të dhunshme, ku fasada e ‘normalitetit’ ngjan me qetësinë para një shtrëngate mbi sigurinë e jetës së çdo qytetari që mund të flasë kundër parisë. Vende të prirura drejt kësaj situate janë vendet me një sistem organik, ku e njëjta elitë mbretërore, komuniste ose gjoja ‘demokratike e republikane’, në varësi të sistemit të zgjedhur, synon ta mbajë pushtetin me çdo kusht nga armiqtë e brendshëm, të cilët mund të kërkojnë ndryshimin e kushteve, ose nga armiqtë e jashtëm. Por ne do të merremi më shumë me rastin e parë, pra me krimin kundër ‘armiqve’ të brendshëm dhe me kriminalitetin kundër individit, në vendin tonë. Natyrisht që kur këto krime kryen nga kubeja politike në pushtet, instrumentet e saj ofensive dhe defensive ndaj ligjit janë të gjera, sidomos kur kjo kube ka kapur shtetin dhe e përdor krimin në mënyrë të pamatur dhe të pabalancuar si rrugë për të shmangur edhe rivalët më të dobët, dekonspiruesit (ata që nuk zbatojnë ligjin e ‘omerta’-s së mafies), funksionarët korrektë gjatë zbatimit të ligjit në hallkat e procedurave ligjore etj.
Në këtë shkrim do të merremi, siç kuptohet edhe nga titulli, me rolin që duhet të ketë edhe shtypi investigative i pavarur, i cili duhet të sigurojë rrugët e veta të pavarura të gjurmimit të një ngjarjeje që ka lidhje me politikën ose, pse jo, me luftën mes shërbimeve sekrete në territorin tonë dhe hedhjes së hipotezave për shkaqet e zhvillimit të saj. Kjo lloj gazetarie e guximshme duhet të sigurojë kontakte dhe të marrë në pyetje në mënyra funksionale, dëshmi të ndryshme të rrethit të personave që kanë njohuri, por që s’duan të dalin në dritë për shkaqe sigurie dhe frike që lidhen me rëndësinë dhe delikatesën e ngjarjes së ndodhur. Në fakt kjo lloj gazetarie mediatike thuajse mungon te ne dhe kësisoj ndikon në rritjen e pasigurisë së ambientit shoqëror dhe trimërimit të mafies politike. Kjo ndodh për disa shkaqe: a) për shkak se shumica e mediave të shkruara a vizive lidhen me këtë mafie në pushtet me shumë fije interesash dhe nuk duan ta rrezikojnë biznesin e tyre për të zbuluar një të vërtetë kriminale; b) për shkak të aftësive profesionale të veçanta dhe guximit që kërkon kjo lloj gazetarie investigative; c) për shkak të rritjes së kostove të entit mediatik nga strukturimi i disa masave efikase mbrojtëse ndaj biznesit dhe gazetarit e ekipit që ai drejton. Mund të ketë edhe shkaqe të tjera, por këto duken si më kryesoret.
Gazetaria investigative është një mjet që rrit transparencën e qeverisjes dhe bëhet një pengesë ndaj kupolës politike të mafies në pushtet, sa herë që kjo mafie kap shtetin dhe organet e zbatimit të ligjit, duke përfshirë policinë, shërbimin inteligjent, gjykatat dhe prokurorinë. Kjo lloj gazetarie mban nën presion këtë kube politike dhe komunikon me publikun, të cilin e orienton drejt një përzgjedhje më të drejtë të mazhorancave dhe i jep atij një informacion paralel mbi krimin në përgjithësi. Ndërsa institucionet që përmendëm më lart janë instrumenta të administratës së qeverisë dhe bëjnë pjesë kësisoj në pushtetin e quajtur nga teoritë politike si të dytë (policia, shërbimi inteligjent apo deri diku edhe organi i akuzës), gjykata bën pjesë në pushtetin e tretë; shtypi quhet nga Monteskieja, themeluesi doktrinar i këtij sistemi, si pushteti i katërt, që i hedh projektorët aty ku Legjislativi, Ekzekutivi dhe Gjyqësori mbulojnë me një kapak floriri “patatet e nxehta”, si në ekonomi, ashtu edhe të vërtetën kundër jetës së një individi (ne do të merremi më shumë me këtë të fundit).
Të gjithë e dimë se në Shqipëri, gjatë këtyre 20 vjetëve, PD (e sunduar me dorë të hekurt nga kryetari i saj Z.S.Berisha qysh në themelimin e saj) ka qeverisur vendin për rreth 13 vjet dhe PS për rreth 8-9 vjet e qeverisur nga Alia dhe Nano. Gjatë këtyre kohëve kemi parë që kanë ndodhur krime të ndryshme ndaj personave të rëndësishëm dhe me detyra apo vrasje për shkaqe politike në mitingje të ndryshme. Këtu do të rreshtonim disa prej tyre: 3 vrasjet e datës 2 prill ’91 në Shkodër me në krye dhjetoristin A.Broci; vrasjet politike me akuza ndaj SHIK-ut të Gazidedes ku spikat R.Hoxha; vrasjet ndaj themeluesit të PD, A.Hajdarit dhe shoqëruesit të tij; vrasja e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, A.Krasniqit; vrasja ndaj një protestuesi të qetë më 14 shtator shumë larg Kryeministrisë; vrasjet e një numri shumë të madh djemsh, sidomos në veri të vendit, të rreshtuar në banda qeveritare ose ordinere gjatë viteve ’97-2003 kryesisht të filluara për shkak të politikës apo për kontrabandën e armëve në Kosovë; vrasjet e shumë agjentëve të shërbimeve të huaja në vendin tonë të maskuar si ‘priftërinj’, diplomatë a biznesmenë të pavarur, sidomos në vitet 1998-2005; vrasja e Z.Xhindi, një anëtar i Kuvendit në Roskovec të Fierit; ngjarjet tragjike të Gërdecit që përfunduan me shumë të vrarë; tre vrasjet me motiv korrupsionin e krerëve të LSI, në bulevard, më 21 janar; vrasja e biznesmenit të lidhur me ngjarjet e Gërdecit, K.Trebicka; vrasja e pabalancuar dhe kërcënuese me autobombë e një Gjyqtari të Apelit në Vlorë; vetëvrasja e një biznesmeni francez të lidhur me fillimin e aktivitetit të Qendrës më të madhe Tregtare TEG në Tiranë; vrasja në Tiranë e një nëpunësi privat libanez të një kompanie çimentoje në vendin tonë, etj; Natyrisht që në rastet e sjella nuk po zgjatemi me vrasjet politike në kohën e diktaturës komuniste të E.Hoxhës, të cilat kulmojnë me vetëvrasjen e ish Kryeministrit më jetëgjatë, M.Shehu dhe as me vrasjet ose atentatet e shumta politike të kryera në vitet e para të krijimit të shtetit të parë shqiptar midis dy luftërave botërore, ku spikasin atentatet ndaj A.Zogut dhe disa vrasje të supozuara prej tij ndaj kundërshtarëve të vet politikë, por po merremi me disa rraste të rënda të ndodhura në këto 22 vjet dhe që me siguri në këto ngjarje, në një masë më të madhe a më të vogël, në një mënyrë apo tjetër, kanë gisht politikanët tanë të lartë në pushtet dhe grupi i tyre politik, ekonomik a mediatik, të cilët funksionojnë së bashku si një korporatë ku këta kanë aksionet e tyre, në kurriz të sigurisë dhe interesave kombëtare. Natyrisht që mungesa e gazetarëve investigative vjen edhe si rezultat i përfshirjes së një pjese të drejtuesve të disa mediave të rëndësishme me këtë kube, në këto akte kriminale, kurse pjesa tjetër e medias kërkon të mos ngatërrohet për të mbrojtur palën më të dobët e të paorganizuar të dëmtuar: familjet e viktimave dhe sigurinë e mëtejshme të publikut, të jetës së fëmijëve tanë. Për këta publiku perceptohet si një masë laragane pa shtylla identiteti dhe thjesht numra të paorganizuara. Duke vepruar me koshiencë kështu, këto media bëhen indirekt pjesë e kapur nga kjo kube kriminale dhe nuk kryejnë detyrat e tyre funksionale kushtetuese.
Kemi dëgjuar ne ndonjë variant tjetër, rëndom, nga ai zyrtar për të gjitha këto çështje (me përjashtim të rasteve të rralla)? Jo! Gjithmonë papagallët tanë gazetarë e vënë theksin për shkaqet, ngjarjen dhe autorët vetëm sipas variantit zyrtar. Po këta përse e marrin rrogën? Për të qenë papagallë me lajme ‘copy-paste’ nga njoftimet zyrtare? Që në këto raste është varianti, i cili kërkon të shmangë të vërtetën, varianti zyrtar? Madje nuk e kuptojmë se përse organet legjitime kushtetuese që lipset të ndjekin ngjarjen, shkaqet dhe autorët e krimeve, thërrasin shpeshherë ekspertizë të huaj (këtë ndoshta më parë e ofrojnë në kanale konfidenciale shpeshherë të huajt, sa herë që ata mund të kenë interes që ‘zgjidhja’ të hyjë në një hulli të dëshiruar prej tyre). Fshehja e të vërtetave dhe autorëve prej organeve kushtetuese shtetërore kanë ndodhur edhe në vendet e tjera më të zhvilluara e të konsoliduara sesa ne dhe për ngjarje shumë më të rëndësishme si: vrasja e Presidentit Kenedi dhe e vrasësit të tij O.Lee nga Xh.Rubinshtejni; vrasja e dy liderëve afroamerikanë M.Luterit dhe Malkolm X; në ngjarje të tilla si bomba në Oklahoma apo masakra e davidianëve në masakrën e Wako-s; në çështjet e dyshimta të përfshirjes së ish Presidentit B.Klinton dhe vëllait të tij Rhoger (i dënuar për përdorim kokaine) në çështjet e trafikut të drogës në SHBA nëpërmjet aeroportit të vogël lokal të Menas në Arkansas dhe mundësinë e përfshirjes së tij në disa operacione për pastrimin e parave me bankën e tij Development Finance Authority (ADFA), si dhe përfshirjen e tij në disa raste të supozuara nga shtypi investigativ në vrasje gjatë kohës që ai ishte guvernatori i këtij shteti, si edhe në mbulimin që kërkonte ti bënte në gjykatë gruaja e tij me të famshmen Rose Law Firm”; ngjarjet e rrëzimit të dy kullave binjake, etj: të gjitha këto në SHBA. Por në perëndim ka disa dhjetëra gazetarë ose studiues investigativë që e zbulojnë paralel të vërtetën për publikun, pavarësisht nga verdikti i gënjeshtërt që mund të japin institucionet legale. Pra për opinionin shpeshherë mund të jepet nga gazetaria investigative ose studiuesit e pavarur, larg tendencës amorale për ‘show’ mediatik, një e vërtetë tjetër, e cila synon të shëndoshë klimën e informacionit mbi ata që na qeverisin, synon të bëjë presion kur autorët e krimit ndodhen në kubenë politike në fuqi. Prandaj, duke qenë se në Shqipëri nuk funksionon kjo degë e rëndësishme e gazetarisë investigative, të gjithë ata që janë të interesuar (edhe në kushtet e ruajtjes së konfidencialitetit) të ndihmojnë me informacionet që kanë në lidhje me krimet e ndryshme ekonomike ose politike si ato që kemi përmendur pak më sipër, mund të kontaktojnë edhe me autorin e këtij shkrimi, me shpresë se mund të japim së bashku një kontribut pozitiv për të bërë më transparent ambientin në të cilin jetojmë, për sytë e publikut dhe orientimin e sjelljeve të këtij të fundit drejt atyre forcave dhe personave që kanë më pak rrezik ta shtien shtetin në dorë për qëllime kriminale.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)