E Diel, 1 Nëntor 2026

Zike Pallaska shpjegon Shqipërinë në këtë 100 vjetor

-Me të parë e me të dëgjuar

Nga Pëllumb Kulla

Shqipërisë do të ishte më mirë ti kish mbetur komunizmi, se sa i mbetën komunistët.

***

Programi televiziv Fiks-Fare është nga më të suksesshmit në historinë e televizionit. E gjithë kjo ndodh falë një bashkëpunimi  brilant. Aty kanë meritë shumë vetë, por unë do të veçoja dy bashkëpunëtorët kryesorë: Filip Çakulin dhe Sali Berishën!

***

Mensuri u zgjua, hapi gojën, pastaj sytë dhe e nguli vështrimin mendueshëm në tavan. Moj grua, pyeti, me cilën parti isha unë  javën që shkoi? Me LSI-në, apo me PS-në?

***

Me një qeveri si kjo, çna duhen armiqtë e kombit!

***

Kur grave shtatzëna u vete mendja për kumbulla të tharta, qershi, apo manaferra, jo vetëm plakat, por edhe shkenca këshillon që duhet nxituar tu plotësohet dëshira

Këto ditë gruas shtatzënë të një deputeti të opozitës i ka vajtur mendja për zgjedhje të parakohshme!

***

Lajmërim! Kanali ynë televiziv paguan filmime të rralla. Meqë kryeministrin e kemi të filmuar vetëm ndërsa ai flet e flet pambarimisht, ne po gërmojmë arkivat për të gjetur një sekuencë video ku ai të shfaqet ndërsa dëgjon. Do ti paguajmë një milion euro të parit që do të na sjellë një filmim me Berishën duke dëgjuar ndonjë këshilltar, deputet a ministër teksa ky i raporton apo i shfaq ndonjë mendim.

***

Unë po ngisja makinën, por policia më ndaloi se po kalonte një zëvendës-ministër. Edhe zëvendës-ministrin e ndaluan, se po kalonte Presidenti. Por i pari i vendit nuk e pati të gjatë dhe bëri stop menjëherë, se po kalonte kryeministri. Çuditërisht edhe ky ndaloi në vend: po kalonte ambasadori amerikan!…

JAVA

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›