E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, 80 të vdekur si pasojë e motit të keq

MEKSIKË - Të paktën 80 persona raportohen të vdekur deri tani në Meksikë si pasojë e motit të keq. Numri i viktimave është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, megjithatë ky numër është ende provizor, sipas zyrtarëve vendase, duke qenë se stuhitë kanë goditur disa qytete në Meksikë.

Numri më i madh i viktimave u shkaktuan në qytetin Guerrero, i cili u godit nga stuhia ‘Ingrid’. Ministri i Brendshëm, Miguel Angel u shpreh se 254 qytete në të gjithë vendin janë goditur nga dy stuhitë tropikale, ‘Ingrid’ dhe ‘Manuel’, duke shkaktuar të paktën 80 viktimave dhe shumë persona të humbur. Angel tha gjithashtu se 39 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Kjo ishte hera e parë që nga viti 1958 që dy stuhi tropikale godasin të dy brigjet e vendit brenda 24 orëve. Meteorologët kanë parashikuar që situata e rëndë do të vazhdojë dhe shirat do të shtrihen në të gjithë vendin në orët në vazhdim.

Në Acapulco rreth 40 mijë turistë kanë mbetur të bllokuar, pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës kanë bllokuar autostradat drejt aeroportit.

Qeveria akordoi 230 milionë pesos (rreth 18.5 milionë dollarë amerikanë), si fond për të përballuar fatkeqësitë natyrore.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›